Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kapen 65 kilogramë drogë, arrestohen katër persona

NULL NULL
31.08.2016 13:04

 

 Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 65 kilogram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në rajonin e Pejës si dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar për vepër penale  “Blerja, posedimi , shperndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 Gjatë operacionit të bastisjes në dy lokacione në Nabërgjan dhe në Klinë, nga njësitët antidrogë të Policisë janë gjetur dhe sekuestruar edhe dëshmitë materiale si në vijim:65.70 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, Një bimë të llojit kanabis një pajisje për paketim të lëndëve narkotike,etj.

Policia njofton se në këtë aksion janë  janë konfiskuar edhe katër vetura dhe katër telefona me numra nga kompani të ndryshme.

Me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarve të involvuar iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme