Kanye West e kishte tradhtuar Kim Kardashian gjatë kohës kur ishin të martuar? NULL NULL 02.09.2021 15:57 02.09.2021 15:57 Reperi i njohur Kanye West ka nxitur spekulimet se ai e tradhtoi ish gruan e tij Kim Kardashian pas lindjes së dy fëmijëve të tyre të parë. Teksti i reperit në “Hurricane” jep disa detaje të pabesisë së tij gjatë kohës kur ata ishin të martuar. Burime të shumta konfirmuan kuptimet e tekstit të këngës, e cila gjendet në albulim e fundit të reperit, i cili titullohet “Donda”, shkruan PageSix, transmeton Klankosova.tv. “Kënga është në një farë mënyre dëshmia e tij për gjithçka që ai bëri gabim,” tha një burim i brendshëm. Tutje, ky burim tha se nëse analizohet mirë teksti, vërehet se ai i referohet tradhtisë së tij gjatë martesës me Kim, pasi u bën prindër për herë të dytë.