Kanosi ish-gruan përmes Viber-it, shpallet në kërkim një person në veri NULL NULL 07.08.2025 09:46 07.08.2025 09:46 Një grua ka raportuar në polici se është kanosur përmes rrjeteve sociale nga ish-bashkëshorti i saj, i cili ndodhet jashtë Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të policisë, ngjarja është regjistruar në orën 08:00 të mëngjesit të së martës, transmeton Klankosova.tv. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar dhe i dyshuari është shpallur në kërkim policor. Rasti në hetime!