Kane synon transferimin te Barcelona NULL NULL 02.09.2025 10:11 02.09.2025 10:11 Harry Kane. Foto: AP Harry Kane dëshiron të largohet nga Bayern Munich, sipas raportimeve befasuese që vijnë nga Spanja. Kane i dha fund bashkëpunimit me Tottenhamin duke firmosur për Bayernin në një marrëveshje me vlerë 86 milionë funte. Ai iu bashkua gjigantëve gjermanë në verën e vitit 2023, transmeton Klankosova.tv. 32-vjeçari ka pasur një periudhë tepër produktive në Bundesligë, duke shënuar 65 gola në 65 ndeshje. Por, sipas raportimeve nga Spanja, Kane mund të mos e përfundojë kontratën e tij të plotë me Bayernin, pasi po lidhet me një kalim senzacional në La Liga. Media spanjolle “Fichajes” pretendon se ai i ka bërë të ditur Barcelonës synimin e tij për t’u larguar nga Bayerni në verën e vitit 2026. Kane e sheh La Ligën si sfidën që i duhet në karrierë, ndërsa Barça e konsideron si pasuesin ideal të Robert Lewandowskit dhe beson se do të shkëlqente nën drejtimin e Hansi Flick. Kane ka edhe një vit kontratë deri verën e ardhshme, por mund të jetë i disponueshëm për një çmim më të ulët në janar. Transferimi i sulmuesit anglez nuk do të kushtojë shuma të tepruara, gjë që e bën një opsion tërheqës për Barcelonën. /Klankosova.tv