Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kane për Klan Kosova: Me Shqipërinë e patëm të vështirë – janë skuadër e fortë (VIDEO)

NULL NULL
21.03.2025 23:52
Foto: AP

Sulmuesi i kombëtares angleze, Harry Kane, pati fjalë vlerësuese për kombëtaren e Shqipërisë.

Pasi mposhtën “Kuqezinjtë” në Wembley, Kane për Klan Kosova tha se Shqipëria është një skuadër e fortë që nuk pranon shumë gola.

“Performancë e mirë nga të gjithë, i lumtur që fituam. Shqipëria është skuadër e fortë, nuk pranojnë shumë gola, dhe u desh të jemi të durueshëm, dhe i shfrytëzuam rastet”, theksoi Kane, raporton Klankosova.tv.

“E patëm të vështirë, kanë luajtur me skuadra të forta së fundmi në Euro, dhe kanë pasur rezultate të ngushta. Nuk kemi pritur lojë të lehtë. Natyrisht, e patëm posedimin, krijuam raste, dhe nuk i lejuam ata të krijojnë raste”, u shpreh Kane.

Për trajnerin e ri të Anglisë, Thomas Tuchel, Kane tha se ishte vetëm ndeshja e parë me të, dhe tha se presin rezultate të mira edhe në vazhdim.

lajme të ngjashme