Kane: Ky ekip i Spurs mund të bëjë diçka të veçantë NULL NULL 27.10.2020 09:58 27.10.2020 09:58 Kapiteni i Tottenham Hotspur, Harry Kane, beson se ekipi i tij është i gatshëm që të arrijë diçka të veçantë këtë sezon, pas fitores së tyre 1:0 ndaj Burnley-t në fundjavë, Ndonëse e kishin filluar sezonin me humbje nga Evertoni, londinezët tashmë janë të pamposhtur në 10 ndeshje në të gjitha garat, duke arritur kështu që të kalojnë në fazën e grupeve në Ligën e Evropës, si dhe në çerekfinale të Carabao Cup. “Mendoj që jemi në një pikë ku kemi qenë shuam afër për kaq shuam vite, dhe shumica prej nesh jemi bashkë që katër apo pesë vjet”, ka thënë Kane për Sky Sports. “Prurjet e këtij viti kanë qenë shumë të mira dhe ne po fitojmë më shumë përvojë. Ne e dimë që me ekipin që e kemi dhe lojtarët që i kemi, mund të bëjmë diçka të veçantë.