Kampioni në Ligën Unike mësohet këtë javë përmes Final Four, protagonistët tregojnë më të rejat në ASISTIN 491 NULL NULL 18.04.2022 15:21 18.04.2022 15:21 Sezoni i rregullt në Ligën Unike përfundoi javë më parë teksa më pas u zhvilluan edhe ndeshjet çerekfinale, nga ku kalimin në gjysmëfinale e siguruan Teuta dhe Prizreni 16. Tani, ka ardhur koha për organizimin e madh të Final Four në këtë kompeticion, aty ku katër skuadrat më të mira Peja, Golden Eagle Ylli, Teuta dhe Prizreni 16 takohen mes tyre në ndeshjet direkte për sigurimin e dy biletave për ndeshjen finale, nga e cila do mësohet edhe kampioni i këtij edicioni. Para krejt kësaj shfaqje fantastike basketbollistike, e cila do të mbahet në palestrën “Karagaqi” në Pejë gjatë ditës së mërkurë dhe asaj të enjte, ASISTI 491 ka të ftuar si mysafir dy lojtarët e njohur të basketbollit tonë: Urim Zenelajn nga Prizreni 16 dhe Gëzim Morinën nga kampionët në fuqi të Golden Eagle Yllit, të cilët do synojnë mbrojtjen e titullit të fituar vitin e kaluar. Poashtu i ftuar në emision është edhe drejtori sportiv i skuadrës organizatore të këtij eventi, KB Pejës, Arbër Elshani, i cili do sjellë më të rejat rreth organizimit dhe risive që do të ketë gjatë dy ditëve spektakolare basketbollistike. Në ASIST si çdoherë nuk mungon edhe raporti dhe analiza e plotë nga xhiro e parafundit e stinorit të rregullt në Artmotion Superligë ku po vazhdon lufta e zjarrtë për inkuadrimin në fazën e playoffit ku patëm mundësi të shohim ndeshje interesante si ato Rahoveci – Ylli dhe Sigal Prishtina – Trepça teksa vjen i përgatitur në mënyrë speciale edhe tregimi për ndeshjen e rëndësishme të Sigal Prishtinës në Ligën Ballkanike kundër rivalëve bullgarë të Balkan Botevgradit. Si e fitoi skuadra e Sigal Prishtinës ndeshjen dramatike? Kush ishin më meritoret në suksesin e saj? Çfarë ndodhi në “El Clasicon” e basketbollit kosovar? Si i fituan Ylli dhe Bashkimi ndeshjet e tyre derbi, dhe çfarë do thotë kjo fitore për këta të fundit? Cila ishte pesëshja dhe MVP i javës në ASIST? Këto dhe shumë të tjera mund t’i mësoni ekskluzivisht në ASISTIN 490 teksa padyshim nuk do të mungoj as blloku i veçant dhe special që nuk e gjeni askund tjetër “Shqiptarët në Botë”, aty ku këtë herë veçohet performanca pozitive e Erxhan Osmanit dhe Kenan Spahiut në ndeshjen e radhës të Beshiktashit kurse ajka vjen krejt në fund…. Fluturimi basketbollistik iu sjell edhe më të rejat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku liga më prestigjioze dhe atraktive e basketbollit botëror ajo e NBA ka zhvilluar ndeshjet e fazave të nxehta të Play-In dhe Playoff, për të cilat ju sjellim tregimet e plota se kush fituan duelet e rëndësishme dhe gjithçka tjetër teksa natyrisht krejt në fund, natën e mirë ASISTI 491 do t’ju thotë me TOP 10 AKSIONET E JAVËS. Gjitha këto dhe shumë më tepër sonte në ASISTIN 491 duke filluar nga ora 21:00 në Art Sport 1 dhe 01:00 pas mesnate në Klan Kosova.