Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kampionët buzë greminës

NULL NULL
nga Andi Shabani 02.06.2021 15:16
Feb 25, 2019; Memphis, TN, USA; Los Angeles Lakers forward LeBron James (23) reacts during the first half against the Memphis Grizzlies at FedExForum. Mandatory Credit: Justin Ford-USA TODAY Sports ORG XMIT: USATSI-385552 ORIG FILE ID: 20190225_pjc_fb1_031.JPG

Kampionët aktualë të NBA, Los Angeles Lakers, janë pranë eleminimit nga faza e play-offit.

Ata pësuan edhe disfatën e tretë ndaj Phoenix Suns në Play-Off, duke qenë një humbje larg mbylljes së sezonit në NBA, njofton Klan Kosova.

Për Jamesin me shokë asgjë nuk shkoi mirë duke mbetur 30 pikë prapa nga Phoenix që triumfuan 115 – 85.

Përcaktues në fitoren e Suns ishte çereku i tretë aty ku demoluan kundërshtarin duke fituar këtë pjesë lojë 32 – 10.

Kalifornianët e vuajtën shumë mungesen e Anthony Davis që mbetet i lënduar, derisa James shënoi 24 pikë të pamjaftueshme për të shmangur disfatën.

Lider i Phoenix ishte Devin Booker i cili realizoi 30 pikë.

Ndeshja e gjashtë zhvillohet mëngjesin e së premtës me Lakers skuadër pritëse.

Spektakël dhuruan Denver Nuggets–Portland Trail Blazzers në ndeshjen e pestë.

Pas vazhdimeve dy herë nga pesë minuta triumfues dolën Nuggets duke qenë një hap prapa gjysmëfinales në konferencën e perëndimit.

Nga 287 pikë e shënuara më së shumti kontribuoi Damian Lillard që realizoi plot 55 pikë.

Megjithatë përformanca e mirë i shkoi huq, kurse te Denver më efikasi ishte Nikola Jokic me 38 pikë.

Kualifikimin ndërkohë e arriti Brooklyn Nets që për herë të katër mposhti Boston Celtics.

123-109 ishin shifrat në të mirë të njujorkezëve që tash takohen me Milwaukee Bucks.

lajme të ngjashme