Kampionati U20 i basketbollit: Kosova përballet me Zvicrën në çerekfinale NULL NULL 17.07.2025 09:02 17.07.2025 09:02 Pas përfundimit të garave në grupe, janë përcaktuar çiftet çerekfinale në Divizionin B të kampionatit evropian FIBA U 20 në basketboll. Kombëtarja e Kosovës, ka shënuar sukses historik duke u renditur në mesin e tetë skuadrave më të mira. “Dardanët” e rinj, kishte tri fitore e një humbje, duke përfunduar e dyta në Grupin D pas Turqisë. Ndaj kësaj të fundit pësuan humbje të thellë me rezultat 88:44, e që erdhi pas tri fitoreve radhazi, ndaj Suedisë, Shqipërisë dhe Hungarisë. Basketbollistët e Kosovës, në çerekfinale do të përballen me Zvicrën. Zvicra ishte e para në Grupin C, edhe pse kishte tri fitore e dy humbje, por me koshdallim më të mirë, kjo pasi që edhe Holanda, Austria e Danimarka kishte nga tri fitore e dy humbje. Përballja Kosovë-Zvicër zhvillohet të premten, derisa ora do të përcaktohet më vonë. Fituesi i ndeshjes Kosova-Zvicra në gjysmëfinale përballet me fituesin e ndeshjes Letonia-Britania e Madhe.