Kampionati evropian: Piktura e piktorit shqiptar do shfaqet në muzeun e futbollit në Dortmund NULL NULL 28.05.2024 10:43 28.05.2024 10:43 Kampionati evropian: Piktura e piktorit shqiptar do shfaqet në muzeun e futbollit në Dortmund Pikturat e artistit shqiptar, Guri Madhi, do të shfaqen në Muzeun e futbollit në qytetin e Dortmundit në Gjermani. Aty do të shfaqet tabloja e piktorit shqiptar “Kur nuk shkojnë në stadium”, e realizuar në vitin 1986. Kjo me rastin e Kampionatit Evropian, i cili nis më 14 qershor. Organizatorët përveç futbollit, kanë parashikuar edhe aktivitete tjera kulturore, në mesin e tyre edhe ekspozita “In motion – Art & Football”. Lajmi u dha nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Rama tha se ekspozita gërsheton botën e futbollit dhe të artit dhe është e vendosur në një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrorë. “Sehr schon (shumë bukur)”, tha Rama.