Kamenicë: Qytetarja mbetet në kabinë, kërkohet që vërtetimi mjekësor të jetë i një jave më herët (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 10:24 07.06.2026 10:24 Në Kamenicë, në qendrën më të madhe të votimit, është raportuar një situatë ku një qytetare 76-vjeçare, Ajete Berisha, ka mbetur në kabinë pasi nuk është lejuar të votojë me asistencë nga familjari i saj. Djali i saj, Hamdi Berisha për Klan Kosova, ka thënë se familja është përballur me kërkesën që për asistencë të kërkohet vërtetim mjekësor i lëshuar një javë më herët, çka sipas tij ka pamundësuar procesin e votimit, pasi ata kanë vërtetimin nga mjeku të datës së sotme. Sipas tij, nëna e tij nuk është e aftë për të votuar pa ndihmë për shkak edhe të gjendjes shëndetësore dhe sëmundjeve shoqëruese. Menaxheri i qendrës ka deklaruar se ky rregull ka qenë edhe në proceset e kaluara, por sipas qytetarëve ka paqartësi rreth zbatimit të tij. Prej KQZ-së po thonë se sot për sot nuk lejohet lëshimi i vërtetimeve, për shkak se asnjë institucion publik nuk mund të lëshojë dokumente në ditë të diel. Sipas tyre, në rastet e tilla, KQZ i raporton ato në Polici.