“Kamarja e turpit” shfaqet sonte në Javën e Dramës në Slloveni NULL NULL 28.03.2025 15:17 28.03.2025 15:17 Shfaqja e Teatrit Kombëtar të Kosovës, “Kamarja e Turpit”, me regji të Kushtrim Koliqit, dramatizim të Doruntina Bashës dhe autor Ismail Kadaren, sonte luan në festivalin “Java e Dramës Sllovene”. Në këtë shfaqje luajnë: Adrian Morina, Armend Smajli, Ylber Bardhi, Gresa Pallaska, Bislim Muçaj, Kosovare Krasniqi, Zana Berisha, Fiona Abdullahu, Art Pasha, Gentrit Shala, Florenta Bajraktari, dhe Jehona Gashi. “Kamarja e turpit” fillon nga ora 19:30 në Prešeren Theatre Kranj, hall, në Slloveni, transmeton Klankosova.tv.