Kallas: Izraeli po shkon përtej nevojës për ta luftuar Hamasin NULL NULL 28.05.2025 18:15 28.05.2025 18:15 Kryediplomatja evropiane, Kaja Kallas, ka kritikuar Izraelin duke thënë se sulmet e këtij shteti në Gaza po shkojnë përtej asaj që është e nevojshme për ta luftuar Hamasin. Kallas tha gjithashtu se Bashkimi Evropian nuk e ka mbështetur një model të ri të shpërndarjes së ndihmave në Gaza, model ky i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli, e i cili anashkalon OKB-në dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. “Ne nuk e mbështesim privatizimin e shpërndarjes së ndihmës humanitare. Ndihmat humanitare nuk mund të përdoren si armë”, tha ajo, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Këto komente, Kallas i bëri pasi kancelari i ri gjerman, Friedrich Merz, u shpreh se “nuk i kupton më” objektivat e Izraelit në Gaza. “Mënyra se si është prekur popullsia civile… nuk mund të justifikohet më me një luftë kundër terrorizmit të Hamasit”, tha Merz.