Kajtazi: Nevojitet një president që mundet me ia kthy fjalën Qeverisë (VIDEO) NULL NULL 16.01.2026 18:42 16.01.2026 18:42 Analisti Vehbi Kajtazi ka thënë se vendit i duhet një president apo presidente që në momente të caktuara mund t’ia kthejë fjalën Qeverisë së Kosovës. Ai tha se për një kandidat/e të tillë nevojitet konsensus mes partive dhe të mos bëhet bllokadë. “Vetëvendosje nuk i ka votat për president. I duhetn 80 vota në kuti për t’iu bërë kuorumi”, tha ai në DPT Te Fidani në Klan Kosova. “Opozita nuk i ka votat për president. I duhen 80 vota në kuti”. “Pra ne jemi në situatë bllok nëse ndahen në këtë mënyrë. Prandaj, duhet konsensus”. “Duhet konsensus, të gjendet një kandidat të cilin e votojnë të gjitha partitë politike, por duhet një president i cili ka guxim në momente të caktuara me ia kthy edhe fjalën, me ia kthy edhe ligjet Qeverisë”.