Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kajtazi: Kemi krijuar ëndërra dhe iluzione se jemi të fuqishëm sa edhe Amerikës ia kallxojmë vendin (VIDEO)

NULL NULL
13.02.2024 21:34
Opinionisti Vehbi Kajtazi në Rubikon, më 13 shkurt 2024.
Opinionisti Vehbi Kajtazi në Rubikon, më 13 shkurt 2024.

Opinionisti Vehbi Kajtazi, thotë se në Kosovë janë krijuar ëndrra dhe iluzione të cilat i bëjnë të mendojnë se janë më të fuqishëm se Amerika.

“Ajo që vërej unë në vazhdimësi është që secila përplasje e zotëri Kurtit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtij i rritet popullariteti në popull. Dhe nga vjen kjo sipas meje? Kjo vjen nga dëshira e madhe që ne të bëhemi të fuqishëm sa për t’i treguar Amerikës se kush jemi”, tha ai.

“Ne kemi ndërtuar ëndrra – iluzione se jemi dikushi sa edhe Amerikës t’i tregojmë vendin, e kjo është shumë problematike”, shtoi Kajtazi në emisonin Rubikon.

Ai mes tjerash tha se sa i përket intervistës së ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien lidhur me dinarin, pret që Kosova të dal dhe ti thotë deklaratë ‘naive’.

“Sa i përket intervistës së diplomatit amerikan, unë pres që Kosova të dal dhe t’i thotë deklarata naive, Siç i kanë thënë sekretarit amerikan të Shtetit. Nëse e analizon mirë fjalë për fjalë këtë intervistë mesazhe më të rrepta nuk kemi marrë asnjëherë”, u shpreh Kajtazi.

O’Brien, në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit. Ai tha se me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me SHBA-në.

lajme të ngjashme