Kaja Kallas kërkon armëpushim për të shpëtuar Libanin nga ‘kaosi’ NULL NULL 09.03.2026 17:45 09.03.2026 17:45 Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas bëri thirrje të hënën që të ruhet një armëpushim i vitit 2024 për të parandaluar që Libani të “rrëshqasë në kaos”, duke thënë se përgjigjja “e ashpër” e Izraelit ndaj sulmeve të Hezbollahut po destabilizonte më tej rajonin. “Izraeli duhet të ndërpresë operacionet e tij në Liban”, tha Kaja Kallas në një deklaratë pas bisedimeve për krizën me një duzinë udhëheqësish të Lindjes së Mesme, përfshirë Presidentin libanez Joseph Aoun. Ajo gjithashtu i bëri thirrje Hezbollahut të “çarmatosë dhe të ndërpresë të gjitha veprimet kundër Izraelit”, duke thënë: “Diplomacia dhe kthimi në armëpushim ofrojnë shansin më të mirë për të shmangur rrëshqitjen e Libanit në kaos”. /Klankosova.tv