Kafshët e egra në veprim (FOTO) NULL NULL 29.05.2019 08:30 29.05.2019 08:30 Zgjatin vetëm pak sekonda, por këto çaste të veçanta nga jeta e kafshëve të egra janë përjetësuar në foto nga fotografët e National Geographic. Luanë, shqiponja, peshq e arinj, një galeri mahnitëse nga bota e egër e planetit tonë. Këto janë disa fotografi gjatë veprimit të tyre. Dy kojota duke luftuar për gjahun e pakët të dimrit, në Karkas. Një shqiponjë e rritur dhe një e vogël vërsulen për të kapur peshk. Hienat e uritura bashkohen në grup që t’i rrëmbejnë gjahun luaneshës Sulmi i luaneshës që nga bari ku ishte fshehur drejt derrit të egër ka zgjatur vetëm një sekondë, e cila është fiksuar në këtë foto. Një shqiponjë amerikane kap peshkun në sipërfaqen e ujit të lumit Susquehanna. Kuajt e egër të Kolorados e lanë kullotjen paqësore për një çast dhe nisën dyluftimin. Këta dy arinj polarë në Kanada janë duke migruar drejt veriut, por rrugës ndalojnë herë pas here për të bërë pak mundje. Kullotja e tufës së rinocerontëve vazhdoi e qetë derisa një mashkull sulmoi rivalin. Garat me buaj në Indonezi. Lojtari qëndron midis dy buajve për rreth 30 metra. Pasi ka notuar me qindra kilometra kundër rrymës, udhëtimi i salmonit fatkeq përfundon në gojën e ariut. Dy bizonë duke luftuar për mbizotërim. Nëna hipopotame sulmon çiftin e fotografëve të cilët iu afruan këlyshëve të saj më shumë se ç’mund të toleronte. Një tufë sardelesh krijon një shtjellë që në këtë foto duket sikur buron nga dielli. Këlyshi gepard dhe e ëma, të bezdisur nga shiu i pasdites, vihen në kërkim të një strehe.