Kafeja ulë rrezikun e vdekjes për pacientët me sëmundje në veshkë NULL NULL 28.09.2018 09:00 28.09.2018 09:00 Sipas një studimi të kohëve të fundit del se konsumimi i kafeinës mund të ulë rrezikun e vdekjes tek pacientët me sëmundje të veshkave. Hulumtuesit besojnë se ndikimet pozitive nga kafeina janë të lidhura me efektet vaskulare, meqë kafeina ka qenë e njohur për të përmirësuar funksionin e enëve, shkruan Healthline, transmeton Klan Kosova. “Këshillimi i pacientëve me sëmundje të veshkave për të pirë më shumë kafeinë mund të zvogëlojë vdekshmërinë e tyre”m tha Dr. Miguel Bigotte Vieira, një nga autorët kryesorë të studimit. Studimi i fundit nuk është i pari që tregon për efektet e kafeinës tek pacientët me sëmundje në veshkë. Një studim i kryer më parë këtë vit në The American Journal of Medicine zbuloi se zhvillimi i sëmundjes ndodhi më pak në njerëzit që pinë kafe çdo ditë. klankosova.tv