Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kadri Veseli kthehet në Kosovë, ndodhet në Mitrovicë (VIDEO)

NULL NULL
02.05.2021 17:00

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është liruar për vizitë nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte.

Klan Kosova mëson se Veseli është liruar për ta vizituar babanë e tij i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton Klan Kosova.

Me t’u kthyer në Kosovë, Veseli ka vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, dhe po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it.

Ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë ai në Kosovë.

Një familjar i Kadri Veselit, e ka publikuar një fotografi të babait të tij, Fazli Veseli, të shtrirë në spital.

klankosova.tv

lajme të ngjashme