“Kaçës” i caktohet masa e paraburgimit prej një muaji NULL NULL nga Hekuran Sokoli 12.08.2023 23:05 nga Hekuran Sokoli 12.08.2023 23:05 Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Besim Zeqirit, i njohur me nofkën “Kaça”. Këtë lajm Klankosova.tv e ka konfirmuar përmes burimeve të sigurta. Kujtojmë se të premten, Njësia Speciale në afërsi të Çeçevës, në veri të vendit, ka arrestuar Besim Zeqiri si dhe katër serbë të tjerë, bashkëpunëtorë të tij. “Kaça” dhe bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar për veprat penale “Kontrabandë mallrash”, “Posedim i susbtancave narkotike” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.