Ka ndërruar jetë Michelle McNamara NULL NULL 23.04.2016 09:27 23.04.2016 09:27 Michelle McNamara, shkrimtare e krimeve dhe gruaja e aktorit Patton Oswalt, ka ndërruar jetë në moshën 46, transmeton Klan Kosova. Shkrimtarja dhe themeluesja e faqës së internetit “True Crime Diary”, vdiq në gjumë në shtëpinë e saj në Los Angeles në natën e enjte. Deri më tani, nuk ka detaje të mëtejshme në lidhje me vdekjen e saj. Michelle dhe Patton ishin martuar në vitin 2005 dhe mirëpritën vajzën e tyre Alice në vitin 2009.