Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ka filluar edicioni i tretë i festivalit FerFilm

NULL NULL
03.09.2015 13:20

Festivali i filmit i cili po mbahet për herë të tretë FerFilm  ka filluar sonte në Ferizaj me filmin “Tri dritare dhe një varje” të regjisorit Isa Qosja.

Hapjen solemne të këtij edicioni të festivalit e ka bërë kryetari i komunës  Muharrem Svarqa.

“Është ky edicioni i tretë i festivalit të filmit. një festival të cilin ne po synojmë ta bëjmë tradicional  jo vetëm për të shijuar vlerat por dhe për ti dhënë kuptim konkurrencës  pasi ky festival ka karakter garues.Të shpërblyerit do të jena ata që do ta nxisin krijimtarinë krijuese dhe artistike në veçanti në prodhimtarinë e kinematografisë e cila për fat të keq në Kosovë po ngecë edhe përkundër përpjekjeve dhe potencialeve që kemi që të realizojmë filma konkurrent” tha Svarqa me këtë rast.

“Komuna e Ferizajt si përkrahëse e kulturës dhe aktiviteteve kulturore ka bërë gjithçka që është e mundur jo vetëm në rregullimin e hapësirave siç është kjo e cila sonte po shfrytëzohet për herë të parë dhe pritet që shumë shpejt do të intervenohet për të rritur kapacitetet  sepse   ka shumë pak vende  për ti zënë të gjithë të interesuarit” ka thënë Svarqa.

Svarqa tha së së shpejti do të ndërtohet edhe kinemaja  dhe në të ardhmen të mos kemi paradokse që të kemi një festival filmi por të mos kemi kinema.

Kryetari Svarqa shpalli të hapur  festivalin duke falënderuar të gjithë organizatorët dhe të gjithë ata që punuan në realizimin e këtij edicioni të festivalit të filmit.

Ky festival do të zgjat  deri më 6 shtatorë e ku gjatë kësaj kohe janë paraparë që të shfaqen rreth 70 filma të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë. Sipas kryeorganizatorit të këtij festivali Sabri Pajazitit interesimi për këtë festival ka qenë shumë i madh por mundësit kanë qenë të vogla për tu dhënë mundësi të gjithë të interesuarve.

“Ka qenë një interesim i madh për pjesëmarrje. Edhe ata të cilët kanë konfirmuar  mosardhjen kanë shprehë keqardhje për këtë pasi edhe në si organizatorë nuk kemi mundur tu ofrojmë lehtësime pjesëmarrësve. Por megjithatë edhe ky numër  që po marrin pjesë është i kënaqshëm” tha Pajaziti.

“Sot kemi 5 mysafir nga shtete të ndryshme ndërsa mysafirët tjerë pritet të vijnë ditëve në vazhdim,varësisht prej  terminit të shfaqjes së filmave të tyre”  ka thënë Pajaziti.

lajme të ngjashme