Juvja “do” që t’ia sjellë një shqiptar Zhegrovës, kërkon Xhakën NULL NULL 23.11.2025 23:29 23.11.2025 23:29 Juuventusi do sërish të provojë transferimin e Granit Xhakës, i cili këtë sezon po shkëlqen me Sunderlandin në Premier League. Mesfushori zviceran, i blerë vetëm verën e kaluar për rreth 13 milionë funte, është vlerësuar si një nga goditjet më të mira të merkatos nga Macet e Zeza. Sipas Tuttosport, drejtori i përgjithshëm Damien Comolli e sheh Xhakën si përforcimin ideal për skuadrën e Luciano Spallettit. Kështu, Edon Zhegrova, që këtë verë erdhi te Zonja e Vjetër, do të kishte një tjetër shqiptar në krah në Juventus Stadium.