Juventusi ‘shpartallohet’ në shtëpi nga Atalanta 0-4 NULL NULL 09.03.2025 22:53 09.03.2025 22:53 Pas eliminimit në Ligën e Kampionëve nga skuadra modeste e PSV, Juventus pëson edhe një ‘shok’ tjetër, kësaj radhe në Serie A. “Zonja e Vjetër” u deklasua para tifozëve të vetë, me rezultat të thellë, 0-4 nga Atalanta, raporton Klankosova.tv. Skuadra nga Bergamo e nisi “vallëzimin” në Torino, gjysmë ore pasi nisi ndeshja. Mateo Retegui i kaloi mysafirët në avantazh, duke ekzekutuar saktë penalltinë. Përpjekjet e “zbehta” të vendasëve nuk sollën fryte, pasi bergamasit shpërthyen sërish, me të filluar fraksioni i dytë. Marten de Roon e dyfishoi avantazhin pa kaluar as 60 sekonda të plota që kur nisi pjesa e dytë, njofton Klankosova.tv Davide Zappacosta në minutën e 66-të dhe Ademola Lookman në të 77-tën, i dhanë vulë shpartallimit të ‘Bardh e Zinjëve”. Pas këtij triumfi të jashtëzakonshëm, skuadra e Berat Gjimshitit vazhdon të luftojë për titullin kampion në elitën e futbollit italian. Për momentin kjo skuadër e zë vendin e tretë në tabelë me 58 pikë, dy më pak se Napoli që renditet i dyti dhe tri sosh prapa liderit dhe kampionit aktual, Interit. Me këta të fundit, Atalanta përballet xhiron e ardhëshme, në ndeshjen me aromë ‘Scudetto”.