Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Juventusi e kalon lehtë Cagliarin, siguron çerekfinalen e Kupës

NULL NULL
17.12.2024 23:14

Çerekfinalisti i parë i Kupës së Italisë, është fituesi aktual i këtij trofeu.

Juventus e deklasoi Cagliarin me rezultat 4-0, raporton Klankosova.tv.

Serbi Dusan Vlahovic e hapi serinë e golave, në fund të pjesës së parë.

E në fraksionin e dytë, “Zonja e Vjetër” shpërtheu edhe më shumë, duke realizuar edhe tri herë të tjera.

Reprezentuesi i Holandës, Teun Koopmeiners, dyfishoi avantazhin në minutën e 53-të, derisa portugezi, Francisco Conceicao, i dha fund shpresave të mysafirëve, kur e çoi rezultatin në 3-0, dhjetë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, njofton Klankosova.tv.

Por deri në fund, pati kohë edhe për një gol, të cilin e shënoi futbollisti nga Argjentina, Nicolas Gonzalez.

Në këtë kompeticion, nesër janë në kalendar edhe dy ndeshje.

Roma dhe Atalanta do të kenë punë me skuadra nga një rang më i ulët i garave, pasi presin Sampdorian, respektivisht Cesenan që luajnë në Serie B.

Ndërkohë e enjtja është e rezervuar për sfidën elitare, Inter – Udinese!

Kupa e Italisë transmetohet ekskluzivisht në platformën Art Motion

Për ta ndjekur këtë kompeticion, sikurse edhe ligat kryesore sportive të vendit e ato kryesoret në botë, mund të përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë, nga data 21 dhjetor.

Pos sportit, me pakon SUPREME PLUS e cila ka çmim prej vetëm 27.99€ në muaj, do të mund të shikoni mbi 315 kanale televizive, përfshirë mega spektaklin BIG BROTHER VIP KOSOVA 3, derisa përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps.

Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar!

Ofertë spektakolare nga Art Motion
lajme të ngjashme