Juventus planifikon një goditje të madhe në janar NULL NULL 22.09.2025 21:36 22.09.2025 21:36 Juventus po përgatit një lëvizje të bujshme në merkaton dimërore, me synimin për të rikthyer në Europë mesfushorin serb Sergej Milinkovic-Savic, aktualisht te Al Hilal në Arabinë Saudite. Skuadra “bardh e zi” po përballet me vështirësi në mesfushë, ku forma e dobët e Manuel Locatellit dhe Thuram ka rritur presionin mbi drejtuesit për të gjetur një lider. Milinkovic-Savic, ish-yll i Lazios, ka shkëlqyer në Arabinë Saudite me 29 gola dhe 25 asistime në 100 ndeshje, por nuk e përjashton një rikthim në Serie A. Pengesa kryesore mbetet paga e tij marramendëse prej rreth 20 milionë euro neto në sezon, që mund të arrihet vetëm nëse lojtari pranon një ulje të konsiderueshme. Përforcimi i mesfushës shihet si prioritet për Juventusin, i cili kërkon të rikthejë stabilitetin dhe ambiciet për titull. Nëse kushtet financiare përputhen, ardhja e Milinkovic-Savic do të ishte një nga goditjet më të mëdha të janarit dhe një sinjal i qartë për rikthimin e madh të bardhezinjve.