Juventus, macja e zezë e Galaktikëve NULL NULL 13.05.2015 18:12 13.05.2015 18:12 Juventus është një prej faktorëve, ndoshta prej më të mëdhenjve në tatpjetën e Real Madridit të Galaktikëve. Real Madrid ishte rrugës të shkruante historinë. Kampionë të Champions në vitet 1998, 2000, 2002, ekipi i Vincente del Bosque u përforcua edhe me Ronaldon pas kupës së botës. Gjithçka parathonte dominim. Por, në vend se të ishte fillimi i diçkaje të madhe, ky ishte fillimi i fundit. Humbja prej 4-0 ndaj Mallorca i eleminoi nga Copa del Rey në fund të Janarit, por kjo s’përbëntë diçka shumë të rëndësishme. Fituesit e La Ligas pas një gare të nxehtë do të përballeshin me Juventusin në gjysmëfinalen e Champions League. Ndeshjen e parë, që u luajt në Santiago Bernabeu e fituan mbretërit 2-1 dhe që këtej ishin favorit për të dytën në Torino. Por, asgjë nuk shkoi sipas planit në Delle Alpi. David Trezeguet i dha epërsinë Zonjës së Vjetër qysh 12 mintuta pas fillimit të ndeshjes. Golin tjetër e shënoi Alessandro Del Piero afër fundit të pjesës së parë, duke ndëshkuar kështu mbrojtjen e dobët të madrilenëve. Ndërsa, vulën dhe fundosjen e mbretërve e vendosi Pavel Nedved. Tek rezultati 2-0, Luis Figo pati huqur penaltinë pas një gjuajtje të plogësht. Megjithëse mbretërit u gjallëruan kur Zidane shënoi në minutën e 89, Juventus i doli të mbrojë rezultatin dhe të ecë tutje në finale për t’u mposhtur nga Milan, pas ekzekutimit të penaltive. Eleminimi tronditi kampin madrilen. Del Bosque nuk renovoi kontratën, Hierro po pensionohej, Makelele shkon në Chelsea. Florentino Perez do të zëvendësonte Del Bosquen me Carlos Queiroz në tentim për të sjellë një qasje më moderne sipas tij dhe Jorge Valdanos, drejtorit sportiv të Real Madrid, por kjo do të vërtetohej si diçka e pavërtetë. Pas ikjes së mesfushorit defansiv dhe pensionimin të mbrojtësit që për një dekadë kishte mbajtur atë pozitë, Real bëri vetëm një prurje, David Beckham-in nga Manchester United. Me Luis Figon mbretërit kishin krahun e djathë më ofansiv në botë. Ndaj nuk kishin nevojë për Beckham por për një mesfushor defansiv dhe një mbrojtës për të zëvendësuar dy largimet. Megjithatë, fillimi ishte i mirë. Real kryesoi La Ligan shumicën e sezonit, arriti finalen e Copa del Rey dhe avancoi në Champions, për të kapituluar më pastaj në të tria. Finalen e kupës e humbën nga Zaragoza, në La Liga përfunduan të tretët dhe u mposhtën në një të tetën e finales në Champions nga Monaco. Më pas gjithçka mori për dreq. Jose Antonio Camacho udhëhoqi skuadrën për gjashtë ndeshje, Mariano Garcia Ramon për 20, Wanderlei Luxemburgos i zgjati qëndrimi 45 ndeshje ndërsa Juan Ramon Lopez Caro u shkarkua pas 24 ndeshjeve në krye të skuadrës. Ishte peridhë e tmerrshme kjo, ndaj dhe e bëri Perezin të jap dorëheqje më 2005. Tanimë në peridhën e tij të dytë si president i Realit, Perez i ka vënë lojtarët nën urdhërat e atij që synonte ta sillte në Bernabeu qysh në vitin 2003: Carlo Ancelotti. Ish mesfushori i Milan udhëhoqi ‘Rosonerët’ në fitimin e titullit të cilin Perez synoi ta sillte në Madrid para përfundimit të mandatit të tij të parë. Pas tri përpjekjesh më në fund e solli dhe ai dha rezultat. Qysh në sezonin e parë, Ancelotti u dha mbretërve, të shumpriturën, La Deciman, dhe jovetëm. Nën urdhërat e tij Real fitoi edhe Copa del Rey, Uefa Super Cup dhe Club World Cup. Por, për koincidencë, e ardhmja e projektit të ardhshëm të Perez, si edhe vazhdimësia e trajnerit mund të vendosen në Champions, në gjysmëfinale, kundër Juventus, si në vitin 2003. klankosova.tv