Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Juventus kërkon fitore në Torino, PSV nuk “frikësohet”

NULL NULL
11.02.2025 14:23

Skuadra më e trofeshme italiane, Juventus, sonte para tifozëve të vetë, ballafaqohet me kampionët e Holandës.

PSV nuk udhëton në Torino e dorëzuar, pasi besojnë se do të mund të marrin rezultat pozitiv në duelin e parë të 1/16-ës së finales në ‘Champions League’.

Trajneri i ekipit nga Eindhoven, Peter Bosz, pavarësisht se foli me superlativitet për kundërshtarin, tha se ekipi i tij është më i miri në ligën shtetërore andaj nuk shkojnë në Itali si “turistë”, raporton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, Thiago Motta, që drejton bankinën e “Zonjës së Vjetër”, nuk e ka situatën aq të mirë, meqenëse mediat italiane raportojnë se ky takim i Ligës së Kampionëve, sikurse edhe derbi ndaj Interit në Serie A, mund të jenë vendimtare për të ardhmën e trajnerit.

Këto dy skuadra u ndeshën edhe në fazën e parë të këtij edicioni në UEFA Champions League, ku italianët fituan 3-1, njofton Klankosova.tv.

Juventus – PSV fillon nga ora 21:00 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 2 të platformës Art Motion!

Komentator, Naim Selmani!

Liga e Kampionëve, transmetohet ekskluzivisht në Art Motion!
lajme të ngjashme