Juventus e nxjerr mezi një pikë nga Bologna NULL NULL 20.05.2024 23:17 20.05.2024 23:17 Juventus e nxjerr mezi një pikë nga Bologna Juventus mezi e ka nxjerrë një pikë në javën e parafundit në Serie A. “Zonja e vjetër” u ballafaqua me Bolognen, rezultati i ndeshjes përfundoi 3:3. Fillimisht skuadra nga Torino po humbte 3:0 nga vendasit për ta barazuar më pas rezultatin brenda 15 minutash të fundit të lojës. Që në minutën e dytë, Calafiori kaloi vendësit në avantazh. Zhvillohej minuta e 11-të kur sërish Bologna shënon, këtë herë me autor Castron për 2:0. Ekipi italian e nisi fuqishëm edhe pjesën e dytë. Në minutën e 53-të, sërish në skenë Calafiori, i cili realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij. Kur të gjithë menduan se Bologna do të marr tre pikë, kështu nuk menduan djelmoshat juventinë, që në 15-të minutat e fundit të takimit shënuan tri herë radhazi. Serinë e golave për zonjën e vjetër e hapi Chiesa. Brenda dy minutave, Juventusi barazoi gjithçka. Në minutin e 83-të Milik realizoi gol të bukur për 3:2. Baraspeshën në takim e vuri sërish Yldiz, i cili realizoi për 3:3 dhe rezultatin final. Me këtë barazim, të dy skuadrat kanë nga 68 pikë në pozitat tre e katër dhe java e fundit do të vendos për fatin e tyre për një vend në Champions, pasi aty në lojë është edhe Atalanta, që ka një pikë më pak e një ndeshje më pak.