Jorge Martin, fitues i garës Sprint në Moto GP NULL NULL nga Naim Selmani 13.05.2023 18:38 nga Naim Selmani 13.05.2023 18:38 Motoristi spanjoll Jorge Martin i ka befasuar të gjithë me paraqitjen në garën Sprint në Moto GP që u zhvillua të shtunën. Ai arriti që për herë të parë në karrierë të fitojë garën Sprint që u zhvillua në shtegun Le Mans në Francë, përcjell klankosova.tv. Me plotë 1.8 sekonda Martin e la pas vetes motoristin e ekipit Red Bull KTM, jugafrikanin Brad Binder. Kurse beteja më e fortë u zhvillua për vendin e tretë në mes të kampionit aktual Francesco Bagnaia dhe ish-kampionit Marc Marquez. Në fund Bagnaia doli i treti. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.