Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jokiq dhe Shai ndezin NBA-në që në fillim dhe hapin debatin se cili do të sundojë këtë sezon

NULL NULL
26.10.2025 21:29

Sezoni i NBA ka nisur me spektakël që në ndeshjet e para.

Nikola Jokiq dhe Shai Gilgeous-Alexander janë shndërruar menjëherë në protagonistë kryesorë të ditës, duke paralajmëruar se ky mund të jetë një duel epik për titullin e lojtarit më të mirë të sezonit, transmeton Klankosova.tv.

Nikola Jokiq regjistroi një tjetër “triple-double” në fitoren e Denver Nuggets 133–111 ndaj Phoenix Suns (14 pikë, 14 kërcime dhe 15 asistime).

Ky ishte “triple-double” i dytë radhazi i Jokiq në dy ndeshjet e para të sezonit, një arritje që e vendos mes legjendave të NBA.
MVP i sezonit të kaluar, Shai Gilgeous-Alexander, udhëhoqi kampionët e Oklahoma City Thunder në fitore 117–100 ndaj Atlanta Hawks, duke shënuar 30 pikë dhe duke treguar formë fantastike që e bën menjëherë një kandidat serioz për çmimin MVP edhe këtë sezon.

Analistët, që në fillim, shohin një sezon ku Jokiq dhe Shai mund të shkaktojnë një duel klasik për titullin MVP, me paraqitje spektakolare dhe ndeshje që do të mbajnë fansat të mbërthyer për çdo minutë.

Përndryshe, Art Motion gjatë javës transmeton live nga dy ndeshje në ditë në kanalet e Sportit. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme