Johnson kaloi natën në intensiv, merr mbështetje nga liderët botërorë NULL NULL 07.04.2020 08:19 07.04.2020 08:19 Kryeministri Boris Johnson e ka kaluar natën në kujdes intensiv në një spital qendror në Londër pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua nga koronavirusi. Downing Street tha se ai ishte transferuar me këshillën e ekipit të tij mjekësor dhe po merrte “kujdes të shkëlqyeshëm”, njofton Klan Kosova. Johnson i ka kërkuar sekretarit të Jashtëm Dominic Raab ta përfaqësojë “aty ku është e nevojshme”, shtoi një zëdhënës. Kryeministri, 55 vjeç u pranua në spital me “simptoma të vazhdueshme” të dielën në mbrëmje. Ndërkaq, Mbretëresha po mbahet e informuar për shëndetin e Johnson, sipas Buckingham Palace. Drejtuesit botërorë – përfshirë presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe presidentin francez Emmanuel Macron – kanë shprehur mbështetjen e tyre për Johnson. Trump tha se amerikanët “po luten të gjithë për shërimin e tij”. Ai e përshkroi Johnson si “një mik shumë të mirë timin dhe një mik të kombit tonë” i cili është “i fortë” dhe “nuk heq dorë”. Macron tha se Boris Johnson ka mbështetjen e tij dhe të familjes së tij dhe popullit britanik në këtë moment të vështirë. Korrespondenti politik i BBC, Chris Mason, tha se kryeministrit iu dha oksigjeni pasditen e së hënës, përpara se të shkojë në kujdes intensiv. Ai u zhvendos në intensiv si një masë paraprake në mënyrë që të mund të ishte afër një ventilatori – për procesin e frymëmarrjes.