Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Joe Jonas dhe Sophie Turner bëjnë tatuazh qenin që ju ngordhi

NULL NULL
30.07.2019 12:00

Joe Jonas dhe Sophie Turner kanë bërë tatuazhe të njëjta në nder të qenit të tyre Waldo – i cili ka ngordhur pasi që u godit nga vetura javën e kaluar.

“Më mungon, Waldo. Pusho në paqe, foshnja ime e vogël”, ka shkruar Turner në një storie në Instagram ku edhe e ka shfaqur tatuazhin e saj të ri.

“Pusho në paqe, engjëlli im i vogël”, ka shkruar këngëtari poshtë fotografisë së tatuazhit.

View this post on Instagram

R.I.P. my little angel.

A post shared by J O E J O N A S (@joejonas) on

Të dy, 29 vjeçari Jonas dhe 23 vjeçarja Turner, e kanë bërë tatuazhin e njëjtë – portretin e të voglit Waldo – në krahët e tyre.

Ky tatuazh është realizuar nga artisti që bën tatuazhe Dragon i cili edhe e ka postuar një selfie me çiftin duke i falënderuar ata.

Çifti, që së fundmi janë kthyer nga muaji i mjaltit në Maldive, e ka vuajtur humbjen tragjike të Waldos kur ai është goditur nga vetura pasi shoqëruesja e tij e kishte nxjerrë për shëtitje.

Ylli i “Game of Thrones” dhe anëtari i Jonas Brothers e kanë marrë Waldon në familjen e tyre – që është vëllau i qenit tjetër që ata e kanë – në muajin prill të vitit 2018.

lajme të ngjashme