Jeton Zarari shkarkohet nga pozita e drejtorit të Spitalit të Gjakovës NULL NULL 05.09.2023 15:05 05.09.2023 15:05 Jeton Zarari, është shkarkuar nga pozita e drejtorit Ekzekutiv të Spitalit të Gjakovës. Kështu ka vendosur Komisioni Disciplinor i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar. Kjo u konfirmua nga ShSKUK në një përgjigje për Klan Kosovën. Javë më parë, Spitali i Gjakovës, shkaku i temperaturave të larta i kishte ndërprerë operacionet. Për shkak të këtij vendimi, Zarari ishte dërguar në komision disciplinor. Para tij, në pozitën e ushtruesit të detyrës ishte Hilmi Shala. Ai sërish është caktuar si ushtrues detyre në këtë pozitë.