Jeta jonë do të ndryshojë përgjithmonë – me Oculus Rift (VIDEO) NULL NULL 07.10.2016 21:15 07.10.2016 21:15 Koha për lojëra mbaroi. Realiteti virtual do të bëhet social, masiv, fantastik. Do të jetë vend ku do të mund të përjetoni gjithçka. Aty do të mund të zhvendoseni nga një personalitet në tjetrin, nga realiteti në virtualitet – ose edhe ta shijoni qëndrimin diku në mes të të dyja botëve. Platforma teknologjike e cila deri më tash është dominuar nga lojërat dhe videot zbavitëse është gati të udhëhiqet nga rrjetet sociale, me në krye Facebook-un. Mark Zuckerberg ka qenë i pari që e ka demonstruar bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë në realitet virtual duke e përdorur pajisjen Oculus Rift, njofton Klan Kosova. Në konferencën Oculus Connect 3, Zuckerbeg i ka shfaqur opcionet e kontrolluesit Oculus Touch për përzgjedhjen e emocioneve, gjë e cila u mundëson avatarëve të bëjnë shprehje të ndryshme të fytyrës dhe shfaq të lumtur, të befasuar ose të hutuar në realitetin virtual (VR). Demonstrimin e mundësive fantastike që e presin civilizimin tonë mund ta shikoni në videon e mëposhtme. Fascinohuni dhe lumturohuni…