Jessie J flet për takimin me vajzën e të dashurit NULL NULL 16.06.2019 16:20 16.06.2019 16:20 Jessie J ka folur për romancën me Channing Tatum. Gjatë një interviste për gazetën britanike “The Times”, këngëtarja 31 vjeçare foli për takimin me vajzën e aktorit 39 vjeçar, Everly, transmeton Klan Kosova. Kur u pyet nëse e kishte të vështirë takimin me të, Jessie tha: “Jo. Ajo është vetëm gjashtëvjeçare dhe shumë e dashur”. Channing dhe gruaja e tij Jenna Dewan ndajnë kujdestarinë e Everly. Të dy njoftuan gjatë vitit të kaluar se ishin ndarë pas nëntë vjet martesë. Channing dhe Jessie janë në lidhje që nga tetori i vitit 2018.