Jerusalemi sheh borë për herë të parë në gjashtë vjet (VIDEO) NULL NULL 18.02.2021 17:34 18.02.2021 17:34 Jerusalemi është zbardhur të mërkurën pasdite për herë të parë pas gjashtë vjetësh pasi borë ra në disa pjesë të Sirisë, Libanit, Jordanisë, Izraelit dhe Bregut Perëndimor. Disa hebrenj u falën te Muri Perëndimor derisa të tjerët vallëzuan dhe kënduan, njofton Klan Kosova. Përveç tyre, në vendin e shenjtë shkoi edhe një nuse e buzëqeshur derisa fjollat e mëdha të borës binin rreth saj. Banorëve lokalë që po shijonin motin jo të zakonshëm iu bashkuan edhe fqinjtë nga qytete si Tel Avivi që s’deshën të humbasin këtë eksperiencë.