Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez prindërit më “cool” (FOTO) NULL NULL 02.06.2019 10:32 02.06.2019 10:32 Ata janë një nga çiftet më të famshme në botën e showbizit. Këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez dhe ish bejsbollisti, Alex Rodriguez, janë të njohur edhe si prindërit më modernë të momentit. Ata së fundmi kanë shkuar bashkë me vajzat e tyre dhe me një grup të miqve, në koncertin e Ariana Grandes në “American Airlines Arena” në Miami. Këtë e ka bërë të ditur Rodriguez, përmes një postimi në Instastory, ku shihet duke kërcyer së bashku me vajzat Natasha, Ella dhe Emme.