Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jennifer Lawrence puthet me të dashurin në New York

NULL NULL
18.01.2019 08:00

Ata ishin pothuajse të pandashëm gjatë gjashtë muajve të kaluar.

Jennifer Lawrence nuk ka mundur ta fshehë dashurinë për të dashurin Cooke Maroney gjatë një darke romantike në New York, të mërkurën.

Fituesja e çmimit Academy Award, aktorja 28 vjeçare e ka përkëdhelur gjatë gjithë kohës të dashurin e saj, drejtorin e galerisë së arteve, 33 vjeçarin Maroney derisa në një moment edhe kanë shkëmbyer një puthje të ëmbël.

Lidhja e Lawrence dhe Cooke po bëhet shumë serioze, pasi ata kanë nisur të jetojnë së bashku vetëm pas gjashtë muajsh lidhje dashurie, transmeton Klan Kosova.

Çifti kanë nisur lidhjen e tyre në muajin qershor pasi Maroney u njoftua me Lawrence nga shoqja e tij e ngushtë, Laura Simpson.

Aktorja edhe më herët kishte lidhje dashurie me fytyra publike.

Ajo ishte në lidhje me regjisorin e Mother!, Darren Aronofsky, nga muaji shtator i vitit 2016 deri në muajin tetor të vitit 2017.

Para Aronofsky, Lawrence ishte në një romancë sekrete me Chris Martin nga muaji shtator i vitit 2014 deri në muajin gusht të vitit 2015.

 

 

lajme të ngjashme