Jennifer Lawrence: Kam qarë pasi asnjë mik nuk erdhi në ndejën e beqarisë NULL NULL 13.06.2019 22:00 13.06.2019 22:00 Aktorja e njohur, Jennifer Lawrence, ka thënë që ka filluar të qajë pasi askush nuk i ka shkuar në ndejën e beqarisë që kishte organizuar. Jennifer sipas Daily Mail, këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për emisionin “Naked ëith Catt Sadler”. Ajo më tej tha se kjo ndejë e beqarisë ishte organizuar në momentet e fundit. “Unë mendova se nuk dua të bëjë një ndejë të beqarisë, por vendosa ta realizojë në momentin e fundit”. “Kështu asnjë nga miqtë e mi nuk mundi të vinte në këtë ndejë në minutën e fundit. Më pas fillova të qajë”. “Unë në atë moment nuk e dija pse po qaja. Unë po ashtu nuk e dija se pse e organizova këtë ndejë. Unë mendova se isha patetike”, tha Jennifer në këtë intervistë.