Jennifer Aniston s’ka hequr dorë nga dashuria NULL NULL 30.11.2018 23:00 30.11.2018 23:00 Jennifer Aniston akoma beson në dashuri – por megjithatë nuk po ngutet që ta gjejë shpirtin binjak, gjysmën e zemrës së saj. “Ajo nuk ka hequr dorë nga dashuria. Nuk është në natyrën e saj të heqë dorë ose të jetë negative. Ajo do të dëshironte ta takonte dikë, me të cilin mund të binte në dashuri”. “Ajo nuk është skeptike për një gjë të tillë dhe është e hapur për një lidhje dashurie, megjithatë ajo nuk dëshiron ta imponojë një gjë të tillë – po e pret që të vijë natyrshëm”, ka thënë një burim pranë aktores për revistën Us Weekly. Aktorja 49 vjeçare, pas ndarjes nga Justin Theroux këtë vit, ka qenë e fokusuar në punën e saj, veçanërisht në projektet e saj të fundit (komedinë dhe mjuzikllin e Netflix, Dumplin’ dhe një projekt tjetqe që nuk ka akoma detaje). Aniston dhe Theroux kanë bërë të ditur në muajin shkurt se janë ndarë pas dy vjetësh martesë. “Ne jemi dy miq tq ngushtë që kemi vendosur të ndajmë rrugët tona si çift, por ne do ta vazhdojmë miqësinë tonë të bukur. Mbi të gjitha, ne jemi të vendosur të ruajmë respektin dhe dashurinë qe kemi për njëri-tjetrin”, kishin thënë ata në një deklaratë të përbashkët kur bënë publike ndarjen.