Jennifer Aniston dhe Justin Theroux bëhen bashkë për humbjen e qenit NULL NULL 31.07.2019 13:00 31.07.2019 13:00 Jennifer Aniston dhe Justin Theroux u bënë bashkë për momentin e trishtuar kur qeni i tyre, Dolly, ngordhi dhe kjo u pa si një reflektim i lidhjes që ata ende kanë që nga divorci i tyre. Ata të dy ndanë një fotografi nga momenti i vështirë i tyre duke i thënë lamtumirë qenit të tyre , njofton Klan Kosova. “Jennifer nuk dëshiron që ta ketë keq me askënd, përfshirë edhe ish-at e saj”, tha një burim për Hollywood Life. “Jennifer është një grua shumë e pjekur dhe humbja e Dolly-t ishte jashtëzakonisht e rëndë për të”. “Miqësia mes saj dhe Justin u vulos edhe njëherë sepse qëndrojnë bashkë edhe në kohë të vështira”.