Jenna dhe Channing vajtojnë ngordhjen e qenit të tyre NULL NULL 19.12.2018 20:30 19.12.2018 20:30 Qeni i Jenna Dewan dhe Channing Tatum, Lulu, e ka humbur betejën me sëmundjen e kancerit, dhe ish-çifti, të cilët e paraqitën kërkesën për divorc, janë duke mbajtur zi për kafshën e tyre të dashur shtëpiake. ”Për Lulu-në tonë të dashur dhe të ëmbël… faleminderit që ke qenë qeni më i mirë në të gjithë botën dhe që e luftove kancerin për aq kohë sa ke mundur. Faleminderit për dashurinë, mbrojtjen dhe humorin e palodhshëm. Faleminderit për aventurat. Zemërthyerja as nuk i afrohet asaj që ne ndjejmë. Por ti do të jetosh gjithmonë në zemrat dhe kujtimet tona… fluturo engjëll i ëmbël”, shkroi Jenna në llogarinë e saj të Instagramit. Ndërsa po në këtë rrjet secial, Chaning shkroi: “Do të shihemi sërish vajzë e vogël. Por ti gjithmonë do të jesh me mua. Gjithmonë. Faleminderit Normal jean Roy për këtë kujtim”.