Jenna Dewan puthet me të dashurin në mes të rrugës NULL NULL 05.11.2018 15:30 05.11.2018 15:30 Jenna Dewan dhe i dashuri i saj i ri, Steve Kazee, e kanë bërë nxehtë në Palm Springs të Kalifornisë. Disa ditë pasi revista People konfirmoi se ata janë në një lidhje dashurie, çifti janë parë duke u puthur në mes të rrugës. Një burim kishte thënë për People se Dewan dhe aktori fitues i Tony Award “janë në lidhje tash e disa muaj dhe ajo është e lumtur”. Ky burim ka thënë po ashtu se ata po kalojnë shumë kohë së bashku. “Jenna po argëtohet shumë me Steve. Ata kanë dashur ta mbajnë lidhjen e tyre të dashurisë jashtë vëmendjes së mediave dhe fansave, lidhje kjo që po bëhet gjithnjë e më serioze”. Kjo lidhje vjen, tri javë, pasi një burim tjetër kishte thënë për revistën People se ish i dashuri i Jenna Deëan, Channing Tatum kishte nisur një lidhje me këngëtaren Jessie J.