Jay-Z i bashkohet zyrtarisht Instagramit dhe ndjek vetëm një llogari NULL NULL 03.11.2021 14:32 03.11.2021 14:32 Jay-Z është zyrtarisht në Instagram. Reperi 51 vjeçar vendosi më në fund t’i bashkohej platformës së rrjeteve sociale. Pak pasi e ka hapur llogarinë, Jay-Z arriti afër dy milionë ndjekës, dhe deri tani ka vendosur të ndjekë vetëm një person. Çuditërisht, edhe Beyonce e ndjek vetëm Jay-Z në Instagram. Në postimin e tij të parë dhe Story, Jay-Z ndau një numërim mbrapsht për publikimin e filmit të ardhshëm të Netflix, The Harder They Fall – i cili do të jetë i disponueshëm për transmetim duke filluar nga sot. Jay-Z shërben si producent në film dhe realizoi muzikën për të. Muajin e kaluar, ai bëri një paraqitje të rrallë në tapetin e kuq në premierën e filmit në Los Angeles, transmeton Klankosova.tv. View this post on Instagram A post shared by JAY-Z (@jayz)