Jay-Z fshin llogarinë në Instagram një ditë pasi iu bashkua NULL NULL 04.11.2021 14:51 04.11.2021 14:51 Jay-Z tashmë është larguar. Reperi 51 vjeçari bëri bujë pasi iu bashkua Instagramit të mërkurën, duke ndjekur vetëm gruan e tij, Beyonce, transmeton Klankosova.tv. Megjithatë, deri të enjten, fansat vunë re se llogaria e artistit nuk ishte më e disponueshme. Jay-Z kishte shpërndarë një postim duke promovuar filmin “The Harder They Fall”, të cilin ai e prodhoi dhe siguroi muzikë në kolonën zanore. Pas publikimit të filmit, ai çaktivizoi llogarinë.