Javier Bardem dhe Penelope Cruz shndërrojnë Oscarët e tyre në llamba NULL NULL 28.02.2019 15:00 28.02.2019 15:00 (FILES) A combination of two pictures shows (FromL) Javier Bardem kissing his Oscar for Best Supporting Actor in "No Country For Old Men" on February 24, 2008 and Penelope Cruz kissing her Oscar for Best Supporting Actress for "Vicky Cristina Barcelona" on February 22, 2009 at the Academy Awards in the Kodak Theater of Hollywood. Oscar-winning Spanish film stars Penelope Cruz and Javier Bardem have become the parents of a baby boy, their first child, born in Los Angeles on January 22, 2011, Spanish media reported on January 26. Cruz gave birth at the Cedars Sinai medical centre in Beverly Hills. AFP PHOTO/ ROBYN BECK/ MARK RALSTON (Photo credit should read MARK RALSTON/AFP/Getty Images) Javier Bardem ka treguar se ai dhe bashkëshortja e tij Penelope Cruz janë treguar kreativë me çmimet e tyre Oscars duke i shndërruar ato në llamba. Bardem ka fituar çmimin Oscar për rolin dytësor në filmin “No Country for Old Men” të vitit 2007 derisa Cruz ka fituar Oscarin e saj për rolin po ashtu dytësor për filmin “Vicky Cristina Barcelona”. Aktori ka treguar se ata kanë kthyer Oscarët në llamba që qëndrojnë në tavolinat anash shtratit të tyre. “Ne i kemi vendosur poça elektrikë. Ne i ndezim llambat dhe lexojmë me dritën ndezur. Ne lexojmë shumë libra sepse kjo është mënyra e duhur për të na rikujtuar sa të mirë jemi sepse Oscarët tanë janë gjithmonë ndezur”, ka rrëfyer ai, transmeton Klan Kosova. Aktori ka treguar po ashtu se kur çifti ka mysafirë në shtëpinë e tyre, ata i ftojnë në dhomën e gjumit për t’i parë nga afër çmimet e tyre Oscar. “Ne do të donim që të lexonim libra të gjithë së bashku”, ka thënë ai me shaka, transmeton Klan Kosova. Bardem ka treguar edhe për përshtypjet e tij lidhur me ceremoninë e fundit të Oscars që është mbajtur ditë më parë. “Unë isha i surprizuar që ceremonia filloi me performancën e Queen dhe Adam Lambert. Ta kisha mundësinë që ta shihja Queen aq afër, ishte diçka e mrekullueshme”.