Java Nacionale e Egjiptianëve NULL NULL 23.06.2015 11:22 23.06.2015 11:22 Me mbështetje të Komunës së Gjakovës dhe në kuadër të aktiviteteve disaditore që organizohen në “Javën Nacionale Egjiptiane”, me datë 23 dhe 24 qershor edhe në Gjakovë do të ketë organizime të ndryshme. Me datë 23 qershor, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” shfaqet komedia teatrale “Klasa 3NT”, me regji dhe skenar nga Lendrit Qeli. Komedia shfaqet në ora 19:00, ndërkaq, në ora 20:30 mbahet debat me përfaqësuesit nga diaspora. Me datë 24 qershor, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, në ora 19:00, shfaqet koncerti nga grupi kulturor-artistik “Hadi Bajrami”, ndërkaq, në ora 20:00, hapet ekspozita e poçarisë, fotografisë dhe këndi i dasporës.