Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Japonezi krijon kukulla për pedofilët: Ata më falënderojnë

NULL NULL
16.08.2016 10:17

Autoritete australiane, që nga viti 2013 kanë konfiskuar 18 anije me kukulla seksi që u ngjanin fëmijëve.

Posedimi i këtyre kukullave është i ndaluar në Australi, mirëpo dizajneri japonez që i krijon ato, ka thënë se ai është një artist, që po ndihmon në parandalimin e abuzimeve nga pedofilët.

Këto kukulla që u ngjajnë fëmijëve 5 vjeçarë, vijnë së bashku me udhëzimet për përdorim.

Shin Takagi krijuesi i këtyre kukullave, ka thënë se ai e ka krijuar kompaninë me emrin Trottla që t’i ndihmojë së pari vetes t’i shuajë dëshirat seksuale dhe ka thënë se dizajnet e tij, u ndihmojnë pedofilëve që të mos abuzojnë me fëmijë, raporton The Independent, transmeton Klan Kosova.

“Duhet ta pranojmë që nuk ka ekziston asnjë mënyrë që t’i ndryshohen dikujt fetishet. Po i ndihmoj njerëzit që t’i shprehin dëshirat e tyre, ligjërisht dhe në mënyrë etik, Nuk ia vlen të jetosh me dëshirë të cunguar”.

Ai po ashtu ka thënë se shpesh merr letra nga konsumatorët, që i falënderohen për krijimin e tyre.

“Shpesh marr letra nga blerësit. Aty thuhet: “falë kukullave tuaja, unë nuk po kryej krime”.

lajme të ngjashme