Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jan Palokaj ‘braktisë’ Bashkimin, i bashkohet gjigantit kroat, Cibona

NULL NULL
28.11.2025 15:43

Lideri i Superligës së Kosovës në basketboll, KB Bashkimi, ka mbetur pa njërin prej lojtarëve më të mirë.

Jan Palokaj është bashkuar me gjigantin kroat, Cibona, raporton Klankosova.tv.

Basketbollisti që ka pasaportë edhe të Kroacisë, ishte një nga shtyllat kryesore të prizrenasëve në edicionin aktual kampional, sikurse edhe në paraqitjet evropiane të “Arpagjikëve”.

Ish-kampionët e Euroligës, duket se e kanë spikatur Palokajn pikërisht në ballafaqimin 4 Nëntorit, ku u mposhtën në Prizren nga Bashkimi, me rezultat 89-69, njofton Klankosova.tv.

25 vjeçari i lindur në Zagreb, në Kroaci luajti edhe për ekipin e vendit të lindjes, sikurse mbrojti ngjyrat edhe të Boscos e Zadarit.

Ndërkaq në Kosovë, ishte pjesë e Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit./Klankosova.tv

May be an image of basketball and text

 

 

lajme të ngjashme